14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Sot nis ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë dhe do të zgjasë për tre ditë rresht, ja artistët që do ë performojnë

Ditën e sotme nis ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë që do të zgjasë për tre ditë rresht. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri. 40 yjet e muzikës do të performojnë për tre netë rresht të ftuar nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror, ndërsa dita e tretë e festivali do të hapet nga reperi i njohur Stormzy, ndjekur nga Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozzik & Getinjo dhe Elgit Doda.

Për të marrë më shumë detaje rreth Sunny Hill Festival, mund të shkarkoni aplikacionin zyrtar të festivalit, që është në dy versione, për android dhe IOS. Bileta e blerë është e vlefshme për të trija netët. Bileta ka një kod skanimi dhe më pas pjesëmarrësve i jepet një byzylyk për të vendosur në dorë, i cili nuk duhet të dëmtohet. Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç. Të rinjtë nën moshën 16-vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit. Nga ana tjetër duhet të keni me patjetër me vete kartën e ID për tu futur brenda në festival.

Në festival nuk paguhet me Cash, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill. Festivali, do të mbahet me datë 26, 27 dhe 28 gusht. Më herët ky organizim madhështor u zhvillua edhe në kryeqytetin e Kosovës, pjesë e së cilit ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës.

Të gjithë artistët që do të performojnë

26 gusht

Action Bronson
Fedez
Tananai
Dafina Zeqiri
Capital T
Dren Abazi
Art Lokaj
Sancet
Cryjaxx
Art Halili

27 gusht

Hardwell
Afrojack
Regard
Merk&Kremont
Drop G
Kamela
Ampov
Vin Veli
Lekë

28 gusht

Stormzy
Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula
Mozzik & Getinjo
Elgit Doda
Asgjë Sikur Dielli
Nika Paris- Vegas Jones- Rooms
Barny Fletcher
Alban Chela
Ardian
Rrrrron

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...