27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Djali me probleme mendore vrau babanë, vihet në pranga pas disa orësh!

Pas disa orësh ndjekjeje, ka rënë në pranga 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në fshatin Greshnicë të Mallakastrës. Muhametaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dyshohet se ka vrarë më sende të forta babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryeplaku i fshatit, Kastriot Hysenaj, i cili shprehet se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk ka krijuar probleme në zonë. Ai tregon se Hysenaj ishte një person i mbyllur. Kryeplaku thotë se kur ka ardhur në vendngjarje ka gjetur 73-vjeçarin pa shenja jete ndërsa djali i tij ishte larguar. Sipas kryeplakut, 37-vjeçari ishte një person i mbyllur, por nuk kishte krijuar asnjëherë probleme me banorët e zonës.

“Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një natë më parë rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...