28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Stafi objektit të kultit reagon pasi hyrja në xhaminë e Ethem beut bëhet me pagesë

Pas lajmit të djeshëm se KMSH kishte bërë me pagesë hyrjen në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë ka ardhur reagimi nga stafi i objektit të kultit.

Në reagim sqarohet se bileta është një koordinim i Myftinisë në bashkëpunim me operatorët turistikë për vizitorët e huaj, por që askush nuk detyrohet ta paguajë pasi është kontribut vullnetar i mirëpritur nga çdokush.

Stafi në reagimin e tij e ka quajtur praktikë të njohur botërisht mbledhjen e vlerës monetare për hyrjen dhe ka shpjegiar se shuma që mblidhet shkon në mirëmbajtje të xhamisë.

Në rrjet ka patur reagime edhe pas sqarimit me anë të një statusi në Facebook të stafit të xhamisë.

Shumë kanë replikuar se nuk është tagër i stafit të replikojë, por e KMSH dhe është e turpshme që diçka e tillë të quhet praktikë e njohur botërisht për vjeljen e parave për vizitorët, e për më tepër të cilësohet si kontribut vullnetar kur i dalin me biletë para.

SQARIMI

“Sqarim për besimtarët dhe opinionin publik

Në rrjetet sociale dhe në disa media po qarkullon kjo biletë, e lëshuar nga Myftinia Tiranë, përkatësisht stafi drejtues i Xhamisë Et’hem Beu.

Sqarojmë si më poshtë vijon:

1-Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj.

2-Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.

3-Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

4-Duke marrë përgjegjësinë për moskoordinimin, njoftimin dhe sqarimin e detajuar rreth kësaj çështjeje, hedhim poshtë çdo keqinterpretim, manipulim dhe shpifje të stisur pasditen e sotme.

Ndërkohë nisma në fjalë s’ka të bëjë aspak me besimtarët, që vinë të falen në xhami. Xhamia Et’hem Beu ka qenë gjithmonë dhe është e hapur pa pagesë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.

Me respektin maksimal, Stafi i Xhamisë Et’hem beu”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...