28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Përndiqte për vite me radhë një të mitur proçedohet në gjëndie të lirë 32-vjeçari nga Korça

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar nga policia e Korçës, pasi dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Ajo që të bie në sy është fakti, që një 43 vjeçar që ka plagosur me mjet prerës të motrën, do të procedohetnë gjendje të lirë, ashtu si një 32-vjeçar, që ka përndjekur për dy viteme radhë një të mitur.

I vetmi që do të përballet me masën e arrestit me burg është një 20-vjeçar që i ka vjedhur shumën e parave që kishte në portofol një 48 vjeçareje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, i ka vjedhur shumën e parave në portofol, një 48-vjeçareje.

Gjithashtu këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit në banesë, ka goditur me mjet prerës në këmbë, motrën e tij, duke i shkaktuar një dëmtim sipërfaqësor. Në vijim të veprimeve, për këtë shtetase u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 32 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...