19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Ne nuk jemi këtu për të bërë krahasime”Rama kur pyetet për dy kampionet e momentit

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave për nderimin e Florian Markut, në një ceremoni pritëse që ka mbajtur në kryeministri.

Marku është nderuar në këtë ceremoni me medaljen “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”, ndërkohë që sipas Ramës për Luiza Gegën është dhënë medalja e kordonit të madh, e cila më herët iu është dorëzuar vetëm përsonaliteteve të larta.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Përshëndetje edhe faleminderit për praninë, në fakt rastësia e deshi, që në të mblidhemi dy herë në një kohë të shkurtër, për të celebruar suksesin në sport, mes një kampione europe, Luiza Gegës, dhe një kampioni si Floriani që po e ngjit drejt majës flamurin kombëtar.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi, të përzjerë me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret, shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzjerë me fjalë pa vend, pa lidhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur deri në Kenia, për shkak se ka vrapuar vetëm, natyrisht për fajin e qeverisë sipas tyre.

Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje që ne të merrnim pjesë në suksesin e saj, nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, edhe pse suksesi padiskutim është vetëm i saj. Po të mos kishim bërë asnjë pritje, po këta njerëz do të thonin që e shpërfillëm, ne do të vrapojmë më shpejt, dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativë.

Pak a shumë diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore, të ngjashme të qindramijëra shqiptarëve, që janë marrë prej dore nga prindërit në emigracion, dhe bëjnë sukses.

Suksesi i Florianit është një sukses që bën lajm, është një sukses kuqezi, ne nuk jemi këtu për të bërë krahasime, në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin, ne e kemi nderuar Luizën me koordonin e madh, më i larti në shkallën e vlerësimeve, që ju takon personaliteteve shumë të larta politike apo shoqërore.

Floriani është ambasador shqiptar në Britaninë e Madhe.

Tani ka një sistem shpërblimesh për protagonistët miratuar kohë më parë, dhe e njëjta pritje si e Luizës do ti rezervohet çdo sportisti që i sjell medalje Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...