19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Dalin para gjykatës 3 të rinjtë, tentuan të digjnin 16-vjeçaren me benzinë pas dyshimeve për tradhti

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 25 vjeçarit Ardit Çela dhe dy shokët e tij, të cilët tentuan të digjnin me benzinë bashkjetuesen e Çelës, vetëm 16 vjeçe.

Referuar dosjes së prokurorisë, ka qenë e mitura e cila ka bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj.

Në dëshminë e saj përpara grupit hetimor ajo është shprehur se Çela e ka spërkatur me një bidon të vogël që mbante në xhep. Sipas 16-vjeçares, ajo ka kuptuar që ështe lagur me benzinë pasi e ka ndjerë nga era, e menjëherë eshtë larguar duke kërkuar ndihmën e banorëve.

Jo zyrtarisht mësohet se Çela ka pasur dyshime se e dashura e tij e tradhëtonte dhe për këtë shkak ka tentuar që ta lëndojë atë, duke e spërkatur me benzinë, me qëllim djegien.

Sa i takon miqve të tij, ata akuzohen për përkrahjen e autorit të krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...