18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Aksioni i IKMT në Prestige Resort/ Bashkim Hoxha: “Kur erdhën afganët që ikën nga lufta gjetën qetësi në këtë resort”

Gazetari  Bashkim Hoxha ka dhënë këndvështrimin e tij për aksionin e paligjshëm të IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort i cili po vazhdon në ditën e tretë të tij.

Ai solli në vëmendje që në këtë resort janë strehuar më parë të prekurit nga tërmeti e më pas edhe afganët, me qëllim për të gjetur qetësinë, ndërsa sot e njejta qetësi u pamundësohet turistëve.

Hoxha thekson se fakti që IKMT ka ardhur pa njoftim në ambientet e resortit tregon një demonstrim force nga ana e saj, më shumë se qëllim për të zgjidhur një problem.

“Në këtë resort kam qenë tre herë. Si një gazetar kur këtu erdhën ata që u strehuan nga tërmeti. Kur erdhën afganët që ikën nga lufta që gjetën qetësi në këtë resort. Sot pashë pushues që kishin ardhur për të gjetur qetësinë por u përballën me këtë zhurmë që nuk është fare normale.

Nuk mund të flasësh për turizëm në këto rrethana në një moment kur tjetri ka paguar. Ndoshta duhet të ishte gjetur një kohë tjetër. Kanë kaluar tre ditë që kur është krijuar kjo situatë.

Nëse kjo u bë për interesin publik çfarë është bërë me këtë që u prish. Pse duhet të prishej pikërisht tani në kulmin e sezonit turistik. Edhe kjo është pjesë e realitetit tonë. Unë nuk di të them si janë raportet e biznesmenit dhe botuesit me politikën. Sido të jetë kjo krijon një klimë jo të mirë për mënyrën si po bëhet. Unë mësova këtu që nuk ka pasur njoftim. Kanë ardhur papritur. Pushuesit u zgjuan në këtë zhurmë që dëgjojmë edhe ne prej tre ditësh këtu.

A është hakmarrje apo nuk është hakmarrje nuk di të them asgjë konkrete. Por di që është një gjë që nuk po bëhet sipas rregullave. Kjo nënkupton edhe shumë gjëra të tjera. Kjo është për të treguar një demonstrim më shumë se për të zgjidhur një problem.

Ne kemi keqkuptim kur themi se do bëjmë shtet. Ne nënkuptojmë pikërisht këto ndërhyrje të dhunshme te shtetit. Na duhet një shtet që të jetë miqësor me qytetarin deri në zgjidhjen e problemeve.  Unë kam mësuar që ai ka projektuar edhe ndriçimin që duhet të ketë dhe si duhet lyer. Ai ka pasur kohën e duhur për të zbuluar paligjshmërinë. Kjo më shumë ngjan me një demonstrim se një zgjidhje të problemeve”, deklaroi Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT