22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Botërori i Katarit/ FIFA sqaron se tifozët do të mund të konsumojnë birrë, apo alkool vetëm në…

Na ndan edhe një muaj e gjysmë nga Botërori i Katarit. Organizatorët janë duke u marrë me përgatitjet e fundit në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret, teksa përveç pjesës që zhvillohet në dimër, fansat që do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet në stadium, duhet të mësohen edhe pa birrën.

 Katari nuk do të lejojë tifozët të shfaqen me birrë në duar në brendësi të stadiumit ndërsa diçka e tillë është konfirmuar së fundmi edhe nga FIFA, (kujtojmë se konsumimi i alkoolit në vende publike në Katar është i ndaluar me ligj).

Tifozët do të mund të konsumojnë birrë, apo alkool vetëm në stenda të caktuara jashtë stadiumit, stenda të cilat do të jenë të hapura deri në 30 minuta para se të startojnë ndeshjet, ndërsa do të rihapen sërish për një kohë të shkurtër pasi të përfundojnë sfidat.

Në fakt, vendimi i Katarit për konsumimin e kufizuar të birrës prek edhe vetë FIFA-n duke qenë se birra Budëeiser është një sponsor prej tre dekadash i FIFA-s që gjithsesi në fund është detyruar të dorëzohet para autoriteteve arabe.

Megjithatë, në brendësi të stadiumit, organizatorët do të lejojnë birrën Budëeiser pa alkool si dhe pije të tjera analkoolike, ndërsa të drejtën për shitjen e ka marrë Coca-Cola si një nga sponsorët më gjigant. Gjatë zhvillimit të Botërorit në Katar pritet që gjatë muajit nëntor-dhjetor, të mbërrijnë më shumë se një milionë vizitorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...