8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Edi Rama mendon se është pronari i Shqipërisë”/ Slianji për aksionin e IKMT-së në Prestige Resort: “Qeveria është debitore ndaj resortit”

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në lidhje me aksionin e IKMT-së në Prestige Resort duke e cilësuar hakmarrje të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se duhej lejuar që fjalën e fundit ta thoshte gjykata.

“Edi Rama mendon se është pronari i Shqipërisë. Ka një gjë që është e pashpjegueshme. Pse ndërhyhet tani. Ciliu është nxitimi i kësaj ndërhyrje të paligjshme. Investimi i klaës politike për një drejtësi të pavarur pse nuk lejohet që procesi të shkojë deri në fund dhe të shprehej gjykata nëse kishte të drejtë shteti apo investitori. Edi Rama nuk ka asnjë interes për këtë pishinë apo këtë ndërhyrje.

Nuk hyje dot në këtë resort sepse ishte Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste që qëndronte këtu dhe jepte mendime. Edi Rama mendon se është pronari i Shqipërisë dhe ndërhyn edhe te privatët duke thënë si duhet të jetë ngjyra, ku duhet të jetë pema. Si duhet të hidhen katet. Fatkeqësisht edhe kjo ndërhyrje kur vendos vetë nuk ka as ligj dhe as procedura që mund t’i qëndrojnë presionit politik dhe mafioz.

Shqetësimi i Edi Ramës është News 24 dhe gazetarët e pavarur. Përveç ndërhyrjes që ka tentuar të bëjë qeveria te Gazeta Panorama apo Gazeta Shqiptare ka përdorur mënyrat për të ndërhyrë te puna e gazetarëve duke tentuar së pari duke tentuar të godasë mediat dhe duke bërë presione. Ishte skandaloze si kërcënohet News 24 ndërkohë që të gjithë mediat janë ndihmuar nga shteti me godina. E kundërta bëhet në një prej televizioneve më prestigjoze në vend.

Ajo që dihet është tentative e qeverisë për ta blerë këtë grup mediatik dhe për ta kaluar në pronësi të qeverisë. Ky grup mediatik është një ishull për zërin e lirë të qytetarëve. Janë tre elementë që nga presionet për të ndryshuar linjën dhe tentative për t’i blerë këto media. Shqetësimin Rama e ka me mediat. Marrë parasysh edhe element të tjerë kur vetë qeveria e ka përdorur këtë hapësirë.

Në raste nevoje për të gjetur hapësira akomodimi i ka pasur në këtë resort. Janë strehuar njerëzit për tërmetin dhe nuk ka paguar ndonjë lekë qeveria. E njëjta situatë si me afganët. Më thanë që qeveria nuk ka paguar asnjë detyrim. Qeveria është debitore ndaj resortit. Nëse mendon ndryshe nga Edi Rama dhe e cenon me të vërteta. Edi Rama shkel çdo liri dhe çdo të drejtë”, deklaroi Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...