36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ndihma ekonomike qe jep Kosova për qytetarët/ Berisha: “Kurse Edi Rama ju grabit qytetarëve qindra milionë euro”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim të ndihmës ekonomike qe jep Kosova për qytetarët e saj në kuadër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo vetëm, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë shtresat në nevojë.

Sipas Berishës Kosova ka dhënë ndihmë të vërtetë ndaj qytetarëve të saj, ndërsa, Shqipëria ka dhënë para për luks, oligarkët, koncensionet dhe udhëtimet jashtë vendit.

“Kjo është ndihmë e vërtetë!

Kosova për rritjen e çmimeve jep:

1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!

2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.

3-100 euro shtesë në muaj për studentët

4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama:

Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:

1-Qindra milionë euro që ju grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.

2- 4,000,000€ për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.

3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.

4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.

Dy filozofi:

E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe

e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!”, thekson Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...