26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vendimi i qeverisë/ Zv.kryeministrja: “Ndërtesat me shtesa pa leje do të konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik”

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të cilës synon t’u konfiskojë ndërtimet pa leje, qytetarëve apo ndërtuesve, të cilët i kanë zhvilluar këto objekte qoftë edhe jashtë planit me qëllim për t’i legalizuar ato më pas.

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku tha se objekt VKM-së do te jene edhe katet shtesë të pallateve të cilat janë ndërtuar jashtë planit. Ato do konfiskohen dhe do përdoren nga shteti për zyra apo në ndihmë të komunitetit.

“Vendimi i miratuar sot nga Qeverisa ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese.

Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre.

S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesve do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrin gjobë! Ndërtuesit do i falin keto hapsira dhe e tjera është që ndërtuesve do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, tha Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...