26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Dekonspirimi i operacioneve të policisë/ Çuçi: “Nëse s’e ka ditur drejtori, si ta dijë ministri!”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve.

Ai deklaroi se nëse nuk e di Gledis Nano kush i dekonspironte operacionet nga do e ditë këtë gjë ministri. Megjithatë shtoi se do të nisë një hetim, pjesë e të cilit do të jetë edhe Nano.

“Pa diskutim është shqetësuese dhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit për ta pastruar radhët e saj nga këto elementë. Deklarata e Gledis Nanos, kur nuk e di ai kur ishte në detyrë, vështirë se do e dijë ministri këtë gjë.

Ajo është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i policisë. Ne do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin. Do përfshihet edhe Gledis Nano që ka bërë këtë deklaratë të tillë për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës për këdo që dekonspiron operacionet policisë”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...