0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Ja si 30-vjeçari italian vrau mizorisht biznesmenin nga Shkodra

Irena Palato është magjistratja italiane që shërben në Prokurorinë e Torinos dhe që ka në duar fatin e zbardhjes së ngjarjes mizore ku iu mor jeta sipërmarrësit shqiptar, Fatmir Ara.

Në urdhrin e lëshuar prej saj për karabinierët dhe grupin e punonjësve që po merreshin me grumbullim e provave, Prokurorja ka kërkuar sekuestrimin e dhjetëra kamerave në 24 orë që të çojnë në vendin e krimit, duke bërë të hapen me qindra orë përgjimesh. Gruaja ka insistuar ta thërrasë të dyshuarin, një punonjës nga Mathi, për ta marrë në pyetje paraditen e djeshme. Seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur plot 17 orë, duke e detyruar të dyshuarin të pranojë ngjarjen.

Po ashtu, të japë edhe detajet e krimit të rëndë, ndërkohë që ende nuk bëhen me dije detajet e dëshmisë së aktit monstruoz të torturimit, mbajtjes peng dhe më pas të vrasjes së shkodranit. Të dhënat e djeshme që kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje dëshmojnë se janë gjetur arma e krimit dhe dorashkat që janë përdorur në torturimin e shqiptarit, por Policia dhe Prokuroria janë të kujdesshme në nxjerrjen e motiveve dhe të personave të tjerë që kanë marrë pjesë në krim. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat vendase mësohet se i riu italian, që është i moshës 30 vjeç, të jetë një emër i paskeduar për policinë vendase, por ai dyshohet se është personi që i ka marrë jetën me armën e vet, të cilën e posedonte dhe tashmë është në duart e grupit hetimor.

Policia italiane ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit, Fatmir Ara në San Carlo Canavese. 30-vjeçari italian është arrestuar mbrëmjen e së martës, pasi Policia hetoi qindra orë filmime në kamerat e sigurisë përreth zonës ku u gjet trupi i viktimës. I dyshuari ka ndryshuar disa herë versionin e tij të ngjarjes para hetuesve derisa ka pranuar krimin, duke dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, i hedhur larg nga vendi ku ndodhi vrasja, dorezat e përdorura për ekzekutimin e shqiptarit dhe armën. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse 30-vjeçari italian veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

Fatmir Ara, 43-vjeçari shqiptar i gjetur pasditen e së shtunës pa shenja jetë në fshatin San Carlo, sipas autopsisë u vra me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Ai u ekzekutua me armë gjahu dhe para krimit u dhunua nga autori. Ara ishte vrarë të premten, një ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë.

Ai u zhduk mëngjesin e së premtes pasi u nis për të shkuar në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi, ku ndodhej edhe në arrest shtëpiak. Bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, denoncoi zhdukjen e tij mëngjesin e së shtunës. Trupi i pajetë u gjet pasdite në një fushë në zonën Ronchi-Ceretti. Ai kishte me vete dokumentet dhe kuletën dhe jo shumë larg viktimës u gjet makina e tij. Fatmir Ara ka pasur disa probleme me sistemin e drejtësisë, është dënuar për armëmbajtje pa leje, ishte denoncuar për keqtrajtim dhe ishte arrestuar në vitin 2020 i akuzuar për drejtimin e një rrjeti droge që, sipas hetuesve, furnizonte sheshin e Ciriès. Nga e kaluara e tij nisën hetimet e karabinierëve dhe nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë për larje hesapesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT