32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Nuk hoqën flamurin e Iranit, RENEA dhe Anti-terrori kontrolle në ambasadën iraniane

Pas lirimit të godinës nga stafi diplomatik, forcat RENEA dhe njësia e Anti-terrorit kanë hyrë në ambasadën e Iranit për të ushtruar kontrolle.

Mësohet se pas largimit të stafit diplomatik nga ambasada, këta të fundit nuk kanë hequr flamurin e Iranit dhe kanë marrë çelësat e dyerve me vete.

Punonjësit e fundit të ambasadës iraniane, kanë mbyllur zyrat, në prag të përfundimit të afatit prej 24 orësh që kryeministri Edi Rama iu la në dispozicion për t’u larguar nga Shqipëria pasi u provua se sulmi kibernetik ndaj vendit tonë ishte kryer nga Republika Islamike e Iranit.

Në pamje shihen dy prej punonjësve të fundit të cilët kanë marrë sendet e tyre personale dhe kanë mbyllur dyert e ambasadës iraniane duke zbatuar afatin e dhënë nga qeveria shqiptare. Ndërkohë në zonën ku ndodhet ambasada iraniane, janë të vendosura forca të shumta policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...