32.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Vendosja e flamurit të BE-së në krah të atiij shqiptar/ Xhaçka i përgjigjet Tabakut: “Se kush nuk është as mish as peshk e dinë të gjithë shqiptarët”

Akti normativ i qeverisë për të vendosur flamurin e BE-së në krah të atiij shqiptar në çdo institucion shtetëror ka shkaktuar debate në kuvend.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se sot vendi që ka hapur negociatat nuk ka as Ministri të Integrimit, teksa shtoi se “U përpoqa të lexoja kompetencat ca tek Ministria e Jashtme dhe ca tek Ministria e Shtetit për Integrimit. As mish as peshk. BE-në e respektojmë duke përmbushur standartet e saj, zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar”.

Deputetes demokrate iu përgjigj ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila tha se ky akt normativ nuk duhet të shërbente për të fituar pikë politikisht.

“E dëgjova me shumë keqardhje parafolësen që edhe për një xhest simbolik dhe kaq kuptim plotë që është ai i vendosjes së flamurit të BE-së krahas atij të Shqipërisë, në një moment kaq të rëndëisshëm për atë që po ndodh, më vjen keq për fjalorin e përdorur, për terminologjinë e përdorur, për konceptet shumë të gabuara që ka zonja. Flasim për si i respektojmë ne dhe ju vlerat europiane. Më kujtohet kur ju keni qenë në qeveri dhe në mbledhjet tuaja të qeverisë, krahas flamurit shqiptar ishte ai i BE-së dhe ai i NATO-s, dhe në atë kohë ne nuk ishim vend kandidat. Ndërkohë që ne edhe pse u bëmë vend kandidat pritëm hapjen e negociatave për të bërë një aks simbolik.

Ju thatë që ne nuk jemi as mish as peshk. Edhe ky është diskutim shumë i gjatë. Se kush nuk është as mish as peshk e dinë të gjithë shqiptarët, më shumë se ju nuk ka. Më vjen keq që ju si kryetare e komisionit të integrimit europian që janë sot për të negociuar me BE-në, ndërkohë që ata i njohin shumë mirë kush janë dhe janë shumë të kënaqur me to dhe janë duke negociuar. Do tju thosha të përmbaheshit me këto diskutimet as mish as peshk, nga këto diskutime kodra pas bregu në një moment kaq të rëndësishëm kur të paktën kjo temë dhe të paktën ky akt normativ me këtë xhest simbolik nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik për të fituar ju pikë politike,” tha Xhaçka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...