19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha: “Rama pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sot në parlament, ku diskutohet akti normativ për simbolet kombëtare, që thotë se flamuri europian duhet të jetë pranë atij kombëtar në institucionet shqiptare.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për projektin sipas ti jtë ndryshimit të kufijve dhe se zgjodhi Beogradin para Brukselit.

“Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport, përçau e klasës politike, mbështetjen e projekteve të Sorosit, të shkëmbimit të territorit dhe de facto zhbërjen e Kosovës së pavarur.

Shqipëria në vend se të përqendronte të gjitha energjitë e saj drejt Brukselit, i përqendroi drejt Beogradit. Edi Rama pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur.

Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të asaj aleance trilaterale që Vuçiç do e quante krijimi i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë, ata paraqitën hartën e Ballkanit ku Kosova ishte fshirë. Të njëjtën hartë e publikoi Rama në facebook-un e vet. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, në kancelaritë europiane krahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohës përjetë Merkel për dy arsye, e para se krijoi procesin e Berlinit, i cili mbajti gjallë për rajonin tonë frymën e integrimit. Së dyti hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit dhe ndryshimit të kufijve. Pra ëndrra jonë europian udhëtoi drejt Beogradit. Kjo ëndërr u shua në Shqipëri me shndërrimin e shtetit ligjor në narkoshtet. Me lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...