11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Jam nipi i Orik Shytit, ne të zhdukim”,drejtori i doganës Fier dhunon qytetarin mbas zbulimit te tradhetisë bashkëshortore te ktij të fundit

Ditë më parë, u bë publik lajmi për dhunën që drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji ka ushtruar ndaj qytetarit, Algert Belulaj. Ky i fundit në një prononcim ka rrëfyer se çdo gjë kishte nisur pasi kishte zbuluar tradhëtinë e ish gruas së tij.

Pasi kishte kërkuar llogari ish bashkëshortes për tradhëtinë e saj me shefin e doganës së Fierit, Belulaj zbulon se ndaj tij ishte bërë një denoncim dhe se ish gruaja kishte kërkuar urdhër-mbrojtje.

“Konflikti ka filluar në 11 gusht 2021 kur jam thirrur në komisariatin e policisë Fier për një urdhër mbrojtje të bashkëshortes sime të cilës i kam kërkuar llogari për tradhëti bashkëshortore. Në moment që kam mbërritur aty kam gjetur në zyrën e agjentit të policisë bashkëshorten time të shoëruar nga kryedoganieri Arlind Lagji, duke dhënë një deklaratë të rreme. Arlind Lagji ka ndërhyrë tek prokuroria dhe gjykata për rastin tim”– u shpreh Belulaj.

Dhuna fizike ndaj denoncuesit është ushtruar në momentin kur Belulaj ka parë gruan e tij në makinë me drejtorin e doganës së Fierit. Ai shtoi se ka qenë Lagji ai i cili e kishte futur në kurth duke e thirrur për kafe dhe më pas e kishte dhunuar, duke e kërcënuar në mënyra të ndryshme.

“Kam dashur të pi kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me një shok. Kam marrë në telefon ish-bashkëshorten. Ajo nuk m’u përgjigj. Më mori Arlindi, më tha të pimë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish-gruaja ime”, tha mes të tjerash denoncuesi.

Pjesë nga audio-përgjimi:

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turp.
Algert Belulaj: Ç’është kjo që bëre ti me një grua të martuar?
Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua
Algert Belulaj: Do të qëndroj, po hajde ma sqaro pak muhabetin
Drejtori i Doganës Fier: Unë do vij do marr ** te shtëpia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi.
Algert Belulaj: Do vazhdosh më me **
Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati yt tani.
Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thëne ke gjë me atë? Kam pasur më the.
Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur, është e vërtetë.
Algert Belulaj: Janë fjalët e tua, nuk janë fjalët e mia.
Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela-thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi, që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i Orik Shytit, o idiot. E di kush është Orik Shyti?
Algert Belulaj: Jo!
Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i motrës së tij, ‘Hakmarrja për Drejtësi’ dhe ata persona të zhdukin.
Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti?
Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend, ku ishe ti?
Algert Belulaj: Unë isha në dy punë, si punojnë shumë burra.
Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri, mbrojtje.
Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet, do ta shikojë.
Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton?!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...