27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 14, të aftë për të përdorur satelitët për të dërguar mesazhe urgjence

Kompania Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 14, të aftë për të përdorur satelitët për të dërguar mesazhe urgjence dhe një orë Ultra të fokusuar në aventura për sporte si zhytja dhe triathlon.

“Siç mund ta shihni, iPhone 14 është më i madh dhe akoma më i madh është iPhone14+”

“Ne projektuam dhe ndërtuam komponentë të personalizuar dhe programe specifike në mënyrë që antenat e iPhone14 të mund të lidhen me frekuencat unike të satelitëve”.

Gjatë prezantimit – Apple tha se veçoria e saj e re satelitore SOS do t’i ndihmojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me përgjigjen e parë edhe nëse nuk ka shërbim celular.

“Ne krijuam një algoritëm të personalizuar të tekstit të shkurtër për të zvogëluar madhësinë mesatare të mesazheve. Falë këtij algoritmi, mund të duhen më pak se 15 sekonda për të dërguar një mesazh nëse keni një pamje të qartë të qiellit”.

Aksionet e kompanisë Globalstar u rritën me 20% të mërkurën pasi njoftoi se do të jetë operatori satelitor për shërbimin emergjent SOS të Apple-it.

IPhone 14 gjithashtu vjen edhe me një kamerë të përmirësuar.

Por a do të dynden përdoruesit drejt modeleve të reja përballë inflacionit në rritje? iPhone 14 ka një çmim fillestar prej 799 dollarëshe dhe iPhone Plus 899 dollarë.

Tre stile të reja orësh u zbuluan gjithashtu, duke përfshirë Apple Watch Ultra të nivelit të lartë, që synon sportet ekstreme dhe zhytjet në skuba, me një çmim fillestar prej 799 dollarë.

Ndërsa privatësia mund të jetë një problem për disa, Apple thotë se nuk ka aftësinë për të deshifruar të dhënat shëndetësore të përdoruesve.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...