1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Ne jemi të pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë”/ Rama i përgjigjet Buxhukut: “Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë, rafineria nuk rikuperohet”

Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat për naftë të kontrabanduar që futet në vendin tonë pas deklaratës së bërë nga kreu i Konfidustrias Gjergj Buxhuku.

Buxhuku duke folur për çmimin e karburantit në vend tha se “janë të gjitha mundësitë që duke eliminuar kontrabandën masive, por edhe duke përpunuar naftën bruto që prodhohet në vendin tonë, të realizohet ulja e çmimeve dhe barrës fiskale”.

“Ne jemi të pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. S’kemi lidhje me gazin rus drejtpërdrejtë. Ne jo vetëm do ta kishim menaxhuar krizën por do ishim bërë dhe faktor strategjik me kapacitetet tona. Kam edhe një pikë të tretë që ia kam paraqitur të gjitha. Ka ardhur momenti që të përmirësojmë të gjitha politikat tona monetare,. Jemi në prag të kapitujve për anëtarësim në BE dhe në momentin e nismave rajonale të qeverisë dhe do kërkoja të mos bëjmë paraqitjen që kemi bërë në këto 30 vite që firmosim marrëveshje tregtare që na i vënë përpara të tjerëve. Kështu ka ndodhur në OBT dhe marrëveshja e Stabilizim Asoocimit. Menaxhimi sistemit ka problematika. Ju e keni të qartë pse” tha ndër të tjera Buxhuku.

Rama megjithatë pranoi evazionin që ndodh me tregtimin e karburanteve duke shtuar se do të forcohen kontrollet në mënyrë teknologjike për të shmangur kontrollet fizike.

Ai u shpreh se qeveria po shikon mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re për përpunimin e naftës. Rama u ndal edhe te nafta e gjetur në Shpirag duke shtuar se Shell po kryen kontrollet e sasisë së saj.

Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë. Rafineria që është çmontuar ishte jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar. Kompanitë e huaja thonin që nuk ia vlen të bëhet investimi i madh. Zgjidhja që po kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re. Mund ta ndërtosh nëse gjen naftë që do të përpunojë rafineria. Dhe të gjesh naftën është gjeopolitikë. Shpresoj që do ia dalim. Akoma jemi në proces. Jam optimist që mund t’ia dalim.

Nëse realizojmë rafinerinë dhe kemi kontratat e duhura për naftën e duhur për përdorim atëherë do flasim për konkurrencë. Sot të thuash që ul barrën mbi çmimin e naftës se Lufton kontrabandë. Të flasësh për kontrabandë masive është opinion edhe ky, nuk ka fakte. Nuk ka asnjë bazë reale. Ka Akoma punë për të bërë dhe jemi dukur punuar për kontrollin. Nuk diskutohet që ka evazion dhe po marrim masa që të forcojmë kontrollin e karburanteve në mënyrë teknologjike. Na duhet kohë që t’i realizojmë këto pjesë dhe që të dalim në një nivel tjetër. Le të ketë pastaj kriza energjetike sat ë dojë bota.

Nëse pastaj vit i ardhshëm do na sjellë lajm që nafta dhe gazi të zbuluara në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri  dhe fuqi në rajon. Shell po bëhet teste. Nafta është gjetur. Është cilësia më e lartë botërisht. Është naftë e lehtë. Problemi është te komercializimi i saj. Shell po shikon nëse mund të ketë sasi të mjaftueshme që të bëhet investimi për nxjerrjen e saj. Do të ndryshojë bilanci i pagesave dhe fuqinë ekonomike të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT