19.8 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve/ Berisha: “Është gjah shtrigash, dokumenti i firmosur nga Komisioni, ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti gjueti shtrigash akuzat për kreun e Partisë së Lirisë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit.

“Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin?

Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...