19.5 C
Tiranë
Saturday, August 2, 2025
spot_img

Shoqërimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”,Meta / Prokuroria të hetojë pa hezitim ngjarjen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shoqërimin në polici të kryeredaktorit të “Koha Jonë”. Meta shprehet se dhuna ndaj njerëzve të medias është e papranueshme, kurse shton se dhunimi frymëzohet nga ana e niveleve më të larta të qeverisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit.
Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.
Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.
I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri.
I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI.
opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 1 Gusht 2025

0
♈ Dashi Sot është një ditë ideale për të marrë iniciativë dhe për të treguar vetëbesim. Në dashuri, vlera juaj do vlerësohet — ndjeni afrimin...

Parashikimi I motit, e Premte, 1 Gusht 2025

0
Më 1 gusht 2025, Shqipëria do të ketë një ditë tipike të nxehtë vere. Që nga mëngjesi moti do të jetë i kthjellët dhe...

Ngjarje tronditëse në Itali: Gjendet 35-vjeçari i vrarë dhe i fshehur nën gëlqere nga...

0
Një krim i rëndë dhe tronditës ka tronditur qytezën e qetë Gemona del Friuli, në provincën e Udines, ku autoritetet zbuluan trupin e Alessandro...

Tragjedi në SHBA: 12-vjeçari vdes pasi u infektua me “amebën që ha trurin” pas...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Karolinën e Jugut, ku një djalë 12-vjeçar, Jaysen Carr, humbi jetën pas infektimit me amebën vdekjeprurëse Naegleria fowleri,...

Katër nënkryetarë të rinj për Tiranën – Rama prezanton ekipin pas dorëheqjeve në bashki

0
Pas dorëheqjeve të nënkryetarëve aktualë, Bashkia e Tiranës ka emëruar katër zëvendësues të rinj që do të prezantohen sot nga kryeministri Edi Rama. Kush janë...