23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Financimi rus për PD/ Berisha: “Kam denoncuar para jush financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Edi Rama”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për lajmin se PD ka marrë financime prej 500 mijë dollarë nga rusët gjatë kohës kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Berisha pohoi se Basha i kishte pohuar se ato ishin para të mbledhura me fonde nga Diaspora.

“Në vitin 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jones, për financimin me para ruse të Muzin, që të lobojë për Lulzim Bashen dhe PD. në dosje, përveç artikullit të Moterh Jones, dhe një flete që tregon se se Muzin ishte i regjistruar në DASH si lobues për PD, nuk kishte asnjë dokument tjetër për këtë aferë. Lulzim Basha i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli më deklaron se paratë e paguara për Muzin janë para të mbledhur me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli s’ka asgjë të vërtetë. Janë para të mbledhur anë përputhje me ligjin dhe rregullat. Ai e deklaroi shumë herë publikisht këtë shpjegim, kam besuar variantin e këtij të fundit. më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, E kam denoncuar këtë nga Foltorja në foltore këtë akt. Përveç kësaj jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, vetëkuptohet se burimi i parave të paguara mund të ishte rus, siç kishte shkruar Mother Jones. Më 14 prill të 2022, kam denoncuar para jush te parlamenti financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Edi Rama.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...