19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Financimi 500 mijë dollarë/ Berisha: “Nuk kishte hyrë dhe nuk kishte dalë asgjë nga arka e partisë, kryetari e dinte, por u mor peng nga Rama”

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim me gazetarët tha se rasti i tij non-gra i shpallur nga SHBA, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e financimeve ruse në PD, për të cilët tha se ish-kreu i PD Lulzim Basha duhet të përgjigjet individualisht.

“Në rastin tim  është ndryshe. Deri tani një vendim si në materia pas asnjë akt dokument. Ju nuk keni parë, jeni dëshmitar që nuk keni parë qoftë edhe një fakt. Unë kam thënë që fakti i parë që do paraqitet unë marr vendim. Por kam thënë edhe 100 vite po të kërkojnë nuk do të gjejnë një  të vetëm. Unë kam deklaruar dhe fmi të mi, i kam barazuar me veten time. Në këte rast flitet për personazhe ruse me emra, për binjatën, kompani ruse në Skoci, për fonde 500 mijë dollarë, për një dosje të mbyllur nga Rama me mashtrime , janë kaq shumë dokumente që nuk ka përgjigje. Ka mbyllje të një dosje pa hetim.
Cili prokuror shkoi në diasporë për të bërë hetim. Cili prokuror shkoi në SHBA për të marrë në pyetje Nick muzinin? Asnji… rezultoi se nuk kishte hyrë dhe nuk kishte dalë asgjë nga arka e partisë atëherë nga dolën 500 mijë dollarë. Kryetari e dinte, por u mor peng nga Rama. E kam pyetur , a i ke zbatuar rregullat  e transaksioneve, plotësisht tha. Këto rregulla janë me rëndësi për të dalluar larjen e parave. Në arkë nuk i ka kaluar, në banka nuk i ka kaluar , nga vijnë ato para. Kështu s’ka asnjë krahasim. Sa herë kam ftuar SPAK të hetojë çdo gjë. Çdo ministër që firmos duhet të dijë mirë që nuk ka parashkrim”, u shpreh Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT