34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sulmet kibernetike nga Irani , Rama përgjigjet”Sulmet kanë pasur qëllim të shkatërrojnë çdo sistem”

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët dhe qytetarët.

Rama tha se sulmet kanë pasur qëllim të shkatërrojnë çdo sistem ndërsa dëmet e këtij sulmi janë të lehta në krahasim me shkallën e agresivitetit.

Pyetje: Sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballuar ndonjë sulm tjetër të mundshëm kibernetik e sa të sigurta janë të dhënat tona?

Rama: Është shqetësim i madh, kemi përherë sulme kibernetike, gjithë ky fluks sulmesh të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital, kanë qenë sulme të pasuksesshme kurse ky është agresion i mirëfillte ushtarak në botën e internetit dhe sistemeve digjitale. Një agresion i egër që ka pasur si qëllim zhdukjen e të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve pa kthim duke lënë një provë të djegur. Ky është konkluzioni i ekspertëve që zotërojnë njohurinë më të madhe sot.

Sulmi nuk ka arritur qëllimin, dëmet janë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit, sistemet janë kthyer në punë, të dhënat jan krejësisht irrivelante.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...