23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Kemi qënë në fundin e pusit, jemi më mirë, por synojmë dhe më mirë”, Rama flet për sigurinë e vendit

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit online është pyetur nga qytetarët sot dhe për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Rama tha se pavarësisht disa vrasjeve që kanë ndodhur në muajin gusht jemi, ato janë përgjysmuar.

Sipas Ramës, Shqipëria është një vend më i sigurtë se asnjë herë më parë

Pyetje: A do ketë qetësi publike 24 orë që të mos kemi humbje jetësh?

Rama: Ne nuk kemi humbje jetësh cdo 24 orë, kemi pasur probleme me rendin me disa vrasje, sidomos në muajin gusht. Ka pasur një kohë kur në vend vriteshin në vit çdo 100 persona në vit, në 2012 janë vrarë 112 persona, ne e kemi ulur me përgjysmim numrin e vrasjeve në vit, ne jemi me numrin e vrasjeve më të ulët. Nuk dua të them se vrasjet duhet ti marrim si pjesë të jetës, nuk ka vend ku të mos ketë vrasje, patjetër që do përmirësojme statistikat. Jemi në mesataren e kontinentit europian për sa i përket vrasjeve. Kemi qënë në fundin e pusit, jemi më mirë, por synojmë dhe më mirë. Shqipëria është një vend më i sigurtë se asnjë herë më parë, këtë e tregojnë faktet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...