33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet Gucci” shqiptar i akuzuar për zhdukjen e kengëtarit me nofkën “Renit të Elbasanit”

45 vjeçari, Deniz Klironomi i cili u arrestua dy ditë më parë nga autoritetet kolumbiane është akuzuar nga nëna e shtetasit, Renato Hamza i njohur si “Reni Elbasanit” se ka marrë pjesë në zhdukjen e të birit së bashku me Indrit Shaqjan, i cili është i burgosur për vrasjen e dy personave.

Klironomi i njohur me nofkën “Gucci” pjesë e kartelit “Los Pachenca” në veri të Kolumbisë, akuzohet se në vitin 2014 ‘zhduku’ gjurmën e Renit të Elbasanit.

Një nga akuzat ka qenë dhe nga nëna e këngëtarit të tallavasë Renato Hamza, i zhdukur 8 vite më parë.

Por çfarë deklaronte nëna e Renit 2 vite pas zhdukjes së tij në mars 2016?

Ajo dyshon se telefonuesja është ish ­e dashura e Renit, R. Daullxhiu, e cila mund të ketë gisht në zhdukjen e të birit.

Znj. Silvana, keni mësuar ndonjë të re për vendndodhjen e Renit?

Disa ditë më parë një telefonatë anonime më rizgjoi shpresën se Reni është gjallë. Një numër privat më telefonoi dhe një zë vajze dhe më tha se bashkëjetonte me Renin dhe se ishte edhe shtatzënë. Ajo më pyeti se nëse doja të flisja me Renin. I thashë se dua të flas me të, dhe në atë moment ajo më vinte këngët e tij.

Çfarë kërkonte në veçanti gjatë kësaj telefonate?

Më thoshte që të vinte në shtëpinë time që ta shohë nusja e Renit që është shtatzënë. Madje më pyeti nëse unë e pranoja si nuse. I thashë që nëse vjen me Renin dhe ai të do, të pranoj. Vetëm dua të shoh djalin tim, por do të bëj çfarë të dojë ai.

Po më pas, si vijoi telefonata?

Kur i thashë që dua të flas me Renin, ajo më tha që ai është në Angli për momentin. Këtu dyshova se kjo telefonatë e bërë me qëllim, ishte nga R.D., ish­ e dashura e tij. E njoha nga zëri. Sa herë hapet çështja e Renit, po kjo vajzë më del përpara mendjes dhe më shqetëson në telefon.

Po pse dyshoni tek ajo?

Unë nuk e doja këtë lidhje. Kur Reni kishte lidhje me të para se të zhdukej, ajo më kishte thënë që nuk do ta shohësh më djalin me sy.
Madje rreth një muaj më parë ajo mori djalin në telefon dhe i tha se e ke radhën ti tani. Si mund të mos dyshoj me këto fakte? Sapo mbarova telefonatën, shkova në Polici. Një ditë më pas më thanë se kishin shkuar në banesën e saj në Tiranë, por nuk ishte.

A dyshoni se Reni mund të ketë vdekur?

Kam dyshime për kufomën që u gjet në Babje të Librazhdit një vit më parë. Kërkoj nga shteti që t’i bëhet AND­-ja pasi kjo ish ­e dashura në kohën që është zhdukur Reni, deklaroi se ishte në Pogradec. Kam bindjen se e kanë vrarë dhe e kanë hedhur atje në ferrat e Babjes. Akoma nuk kemi marrë një përgjigje të AND-­së për atë kufomë, pasi na thanë që ai nuk është Reni, duke u bazuar te mosha e kufomës.

Megjithatë, zemra e nënës e pret, kam ndjesinë se ai është gjallë, dhe thuajse ditën e kaloj në derën e shtëpisë me shpresën se do të shoh Renin që vjen. Prandaj dua që çështja të hetohet nga Krimet e Rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...