22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Me përjashtim të Vlorës…”/ Ramës nuk i del inatin me Dritan Lelin, kritika për papastërtinë në qytet

Në një konferencë nga Lalzi, ku qeveria është duke paraqitur për publikun bilancin e sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të shprehë kritika për të vetët.

Rama u shpreh se sot me përjashtim të bashkisë sës Vlorës, kemi pasur një sezon më të pastër ndonjëherë, duke sulmuar sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

Pas “krisjes” së madhe me Dritan Lelin, kreut të qeverisë duket se nuk i ka dalë ende inati me kryebashkiakun e Vlorës, duke kritikuar qytetin bregdetar për performancën e sivjetshme në turizëm dhe faktin që ka zhgënjyer me pritshmëritë për pastërtinë.

Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar edhe për disa vite që bënim lajm për pisllëkun. Që dilnim nëpër mediat e huaja si një vend pis, i ndotur. Jo shumë larg që këtu kemi pasur një ndër gangrenat më të mëdha të Shqipërisë dhe kontinentit europian. Fushën e mbeturinave në Durrës që bënte lajm çdo verë. Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë.

Sot me përjashtimin spektakolar të Bashkisë së Vlorës mund të themi se kemi pasur një sezon jo më të pastër se ndonjëherë, se në krahasim me pisllëkun që kemi qenë, është një sezon realisht i pastër.

Duke filluar nga Tirana, të gjitha përshtypjet e të anketuarave për mendimin mbi Tiranën fillojnë me pastërtinë. Një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut, në ato katër vite që ra në gjumë së bashku me atë që gërhiste, tashmë është fakt që është i pastër”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...