27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me sfidat ekonomike

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për të përballuar sfidat globale, pasi ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet e telefonisë celulare të ulin kostot për konsumatorët që po përballen me inflacionin e lartë.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Biden tha se “tarifat e padëshiruara” bankare dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimeve të telefonisë celulare po dëmtonin familjet dhe se operatorët e pikave të shitjes së karburantit duhet të ulnin çmimet.

Komentet e Bidenit pasuan një rënie të madhe në tregun e aksioneve në Nju Jork për shkak të shqetësimit të investitorëve se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionit mund të shkaktojë një rënie të madhe të ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEBCD), me seli në Paris, tha se do të ketë një ngadalësim të ekonomisë globale në pjesën tjetër të këtij viti dhe më tej në vitin 2023. OECD rendit sulmin rus ndaj Ukrainës dhe politikat socio-ekonomike të Kinës si shkaqet kryesore të ngadalësimit ekonomik global./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...