23.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Veliaj ironizion opozitën: “Kur të ikë i pari i tyre prej Shqipërisë, atëherë do të bindem se këtu nuk jetohet”

Erion Veliaj ka ironizuar sërish opozitën sot, kur tha se ata që ankohen më shumë se në këtë vend nuk jetohet, janë pikërisht ata që jetojnë vetë në vilat e tyre pranë bregdetit në Lalëz.

“I dëgjoj këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet. A ka vështirësi Shqipëria? Patjetër, por sot lagjja jonë, Shqipëria jonë, është bërë pak më e mirë, se ka një shkollë të re. Unë besoj se gjërat bëhen kur secili punon, kur secili bën të vetën. Shqipëria, lagjja jonë këtu, është më e mirë se ka një shkollë më të mirë, nxënësit do jenë më mirë se kanë marrë një mësim më shumë. Por, çuditërisht, ata që bërtasin më shumë dhe thonë se në Shqipëri nuk jetohet, janë të gjithë me shtëpi te Gjiri Lalëzit, nuk janë këtu në lagjen tonë. Nuk jetojnë as te “Mihal Grameno”, as te “Depoja Ujit”, as në Qytetin Studenti. Këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet janë të gjithë te Gjiri i Lalzit.

Kur të ikë i pari i tyre prej Shqipërisë, atëherë do të bindem se këtu nuk jetohet. Por për sa kohë që asnjë nuk ikën nga Gjiri i Lalzit e për sa kohë që Tiranën e shohin si mish për top, për të na vënë kundër njëri-tjetrit, për të na vënë të kacafytemi me njëri-tjetrin për 5 votat e tyre të qelbura, ne nuk do ta lemë këtë, sepse ne këtu në lagjen tonë të paktën, këtu ku jemi rritur do të themi shkolla është më e rëndësishme se partitë, familja është më re rëndësishme se partitë, komuniteti, lagjja jonë, hapësirat tona janë më të rëndësishme. Nëse e bëjmë këtë, ne do të kemi dhënë një mesazh shumë të fortë,”, -tha Veliaj gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës “Bashkim Fino” në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...