38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama jep lajmin e mirë:”Fasha 800 kw nuk do të hyjë në fuqi, kursimi është arma kryesore për një dimër pa kufizime”

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Përmes një video mesazhi në facebook, Rama ka theksuar se nga nesër nuk do të hy në fuqi rritja për fashën mbi 800 kw.

Më tej Rama shtoi se kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie

Rama: Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie. Këtë e thotë logjika e kësaj krize globale. Disa në Shqipëri thonë se vendi ynë s’ka lidhje me krizën se ka ujë dhe HEC-e sa të duash, por nuk është e vërtetë. Sistemi ynë energjetik me HEC-et plot e përplot plotëson vetëm 75 % të nevojave.

Ne po ecim sipas planit për të plotësuar 100% të nevojave dhe për ta bërë Shqipërinë një vend sovran për prodhimin e energjisë. Por ne do të vazhdojmë të dalim nr tregun ndërkombëtar. Megjithatë unë dhe kjo qeveri jemi këtu jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë të konsumatorëve familjarë, por edhe për të mos lënë gjë pa bërë që barra faktike dhe psikoligjike e kësaj lufte dhe inflacionit të lehtësohet sa më shumë.
Sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëme deri vonë. më 1 shtator kur vendosëm fashën, kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kilovatë, sot është 11 mijë kilovatë.

Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...