35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ish zyrtari i lartë malazez nën hetim për shpërndarje informacionesh konfidenciale dhe bashkpunim me inteligjencën ruse

Radomir Sekuloviç , ish-punonjës shumëvjeçar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, dyshohet se ka punuar me vite në shërbimin e inteligjencës ruse dhe se ka qenë kreu i një grupi që dërgonte informacione konfidenciale në Moskë, mëson “Vijesti”.

Sekulović, gjashtë punonjës të ambasadës ruse dhe disa shtetas të atij vendi janë nën hetim nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT), në një veprim të koordinuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB). Ai është arrestuar paraditen e djeshme, ndërkohë që gjatë gjithë ditës kanë vazhduar kontrollet ndaj anëtarëve të dyshuar të grupit të tij, thanë disa burime për Vijesti.

Këto aktivitete, sipas burimeve jozyrtare, janë pjesë e një aksioni më të gjerë që ANB po e zbaton në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Prokurori special dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq , konfirmoi se operacioni nën dyshimin për spiunazh është në vazhdim, duke deklaruar se nuk janë arrestuar.

“Me kërkesë të SDT-së dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia ka kontrolluar banesat dhe lokalet e tjera të disa shtetasve, për shkak të dyshimit se krimet e kryera janë krijim i organizatës kriminale dhe spiunazhi. Për momentin, askujt nuk i është hequr liria”, thuhet në deklaratën e prokurorit special për media.

Ministria e Punëve të Jashtme mbrëmë ka konfirmuar se gjashtë punonjës të Ambasadës Ruse janë shpallur të padëshiruar në Mal të Zi, pasi kanë shkelur rregullat diplomatike ndërmjet dy vendeve, të përcaktuara me Konventën e Vjenës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...