34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Xhemi Shehu rikthehet në “Portokalli”, tregon kush e bindi për t’u rikthyer në ekran

Moderatorja Xhemi Shehu u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Portokalli”, pas dy vitesh mungesë. Së fundmi moderatorja ka folur për rikthimin e saj në ekran, konkretish në emisionin e humorit, rikthimin në të cilin e konsideron si “histori dashurie.”

“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.”– u shpreh Xhemi në “Wake Up”.

Në lidhje me shkëputjen e saj nga programi, Xhemi tha se vendosi të largohej për t’ju përkushtuar më shumë familjes dhe punëve private.

“Ishte një periudhë që u lodha. ‘Portokallia’ ka qenë shumë angazhues dhe merrte shumë nga koha ime. Ka qenë periudha kur duhet të fokusohesha te familja ime dhe te disa punë private. Realisht duhet të shkëputesha. Por më vonë kuptova se vendi im është në ekran”- tha moderatorja.

Ndryshe nga sezoni kur iku, Xhemi rikthehet tani jo vetëm krah Salsanos por edhe krah moderatores Fjoralba Ponari. E pyetur për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe...

0
Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të...

Liderët evropianë zbarkojnë në Kiev në 35-vjetorin e pavarësisë, BE-ja jep 6.1 miliardë euro...

0
Kievi është kthyer në qendër të vëmendjes evropiane, teksa një grup liderësh dhe zyrtarësh të lartë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas në kuadër të...