16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dhuna në protestat për rritjen e çmimeve, Prokuroria pushon hetimin/ Reagon Vasili: “Sjellje flagrante, shkelje shumë e rëndë e ligjit”

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve lidhur me denoncimin e bërë prej tij për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët.

Deputeti i PL tha se dhuna ndaj qytetarëve ishte kafshërore, ndërsa “drejtusit e pacipë” të Policisë tregonin kujdes gjatë ushtrimit të dhunës për shkak të pranisë së mediave.

Vasili i bëri thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë të marrë urgjentisht këtë dosje dhe t shqyrtojë deri në fund kundër atyre që kanë rrëmbyer Prokurorinë.

 

Deklarata e plotë: 

 

Sot Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin e turpshëm dhe skandaloz të pushimit të hetimeve lidhur me denoncimin e bërë nga ana jonë për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët.

Është e qartë për të gjithë që shteti policor është vendosur mbi prokurorinë ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prokuroria të kërkonte zbatimin deri në fund të ligjit dhe të mbronte qytetarët.

Të nderuar qytetarë po ju paraqis një prej videove të cilat u dorëzuan në prokurori e që tregon qartë dhunën kafshërore të individëve të paidentifikuar në shërbim të qëndrimit kriminal të policisë, gjithashtu ju duhet të shikoni sesi vetë policia përpiqet në mënyrë mafioze të fshehë dhunën kur thotë ‘Kujdes se ka gazetarë dhe media’.

Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqe guxon dhe ta mbyllë.

Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez.

Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.

Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qyetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumur publikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...