8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kume për Reformën Territoriale: Të ketë rajone dhe bashki

Ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat ku ka folur lidhur me projekt-propozimin e dorëzuar në kuvend mbi Reformën Territoriale.

Ai tha se pushteti vendor duhet të organizohej në nivelin e rajoneve dhe bashkive, duke hequr qarqet të cilat Kume i konsideroi si njësi pa efekte të prekshme.

Mes të tjerash, në propozimin e ekspertëve, thuhet se rajonet duhet të vetëqeveriseshin nga këshillat e rajoneve ku anëtarë do të jenë krerët e bashkive të zgjedhur në mënyrë proporcionale të hapur.

“Duke patur si objektiv trajtimin e problemeve që duhet të zgjidhen me organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor në vendin tonë. Mbështetur në vlerësimin dhe perceptimin e qytetarëve, vlerësimin e tyre për funksionimin e këtyre organeve si dhe në përputhje me opinionet, mendimet dhe propozimet e tyre për ndryshimet që duhet të bëhen në legjislacion.

Porpozimi i paraqitur parashikon, pushtet vendor të organizuar në dy nivele, bashki dhe rajone. Rajonet propozojmë që të ndërtohen si njësi të qeverisjes vendosre në të cilin përfshihen disa bashki që kanë karakteristika të identifikueshme edhe fizikisht. Ne propozojmë që rajonet të vetëqeverisen nga këshilli i rajonit, anëtarë të së cilit të zgjidhen një herë në katër vite sipas sistemit proporcional me lista të hapura. Anëtarët e këshillave do të jenë të gjithë kryetarët e bashkive.

Ne besojmë se është e nevojshme që objekti i kësaj reforme duhet të jetë i gjithë sistemi. Vullneti politik për një reformë të kësaj përmase duhet të jetë shumë më i madh se ai i derisotëm. Ky propozim i formalizuar si një draft ligj i cili për të marrë fuqi vepruese duhet të pasqyrohet me ndryshimet përkatëse, tashmë është depozituar në kuvend dhe ne do të këmbëngulim që kërkesa të mos konsiderohet e kryer vetëm me një konfigurim të hartës.

Qarku është njësi e qeverisjes vendore, pa efekte të prekshme, pa arritur të realizojë pritshmëritë. Është një ndarje që konsiderohet si një mundësi për punësimin e 20 vetave të cilët duhet të shkruajnë projekte. Pra shumë pak ka efekte ky qark në raport me atë që duhet të ketë”-tha Kume.

Sa i takon zbatimit të këtij propozimi, Kume tha se faktor limitues mund të ishte vetëm vullneti politik.

“E gjitha varet nga vullneti politik. Koha nuk është faktor limitues por vetëm vullneti politik. Për mua nuk ka rëndësi të jap mendimin sesa bashki duhet të ishin por e rëndësishme është të biem dakord që në procesin e rikonfiguimit të hartës të mbajmë parasysh çfarë sjellin për interesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e tyre në organet e qeverisjes vendore”-u shpreh ish kreu i KQZ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...