30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Deputetët e opozitës dorëzojnë projekt-propozimin për ndarjen territoriale: ” Të jenë 94 bashki”

Deputetët e partisë Demokratike kanë depozituar ditën e sotme projekt-ligjin për Reformën e re Territoriale, ku kanë kërkuar që numri i bashkive të shkojë në 94 në total.

Sipas Çupit reforma me ndarjen aktuale territoriale ka qenë e dështuar dhe ndarja e re ishte në interes të qytetarëve të vendit.

“Sot, ne deputetët e opozitës depozituam projekt-ligjin për miratim. Ky është një propozim që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Kemi propozuar 94 bashki si numër total. Këto janë kërkuar nga konsultimet me qytetarët në të gjithë vendin. Kemi qenë në zona rurale, urbane, kemi dëgjuar interesat e qytetarëve shqiptarë. Ne mendojmë se ky projektligj i mbron interesat e tyre.

Ishte një komision i ngritur me konsensusin e të gjithë forcave politike sepse tashmë në tetë vite kjo reformë e miratuar pa konsensusin e opozitës, shkoi drejt dështimit. Në këtë kuptim prandaj kemi sjellë këtë qasje për t’i dhënë vendit një reformë dinjitoze. Unë uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të miratojnë një reformë për të mirën publike”- u shpreh Dhurata Çupi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...