3.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

“Nuk do lejojmë që universitetet të nëpërkëmben”/ Sandër Kovaçi: “Asnjë prej nesh nuk shantazhohet me vetting”

Kreu i Sindikatës së Punonjësve së Universiteteve Sandër Kovaçi u kërkoi dekanëve gjatë fjalës së tij në protestë që të mbledhin asamblenë e brendshme për diskutime në lidhje me plotësimin e kërkesave të profesoriatit.

Ai u shpreh se pedagogët kanë nevojë për n jë mbështetje të veçantë ndërsa shtoi se asnjë prej tyre nuk mund të shantazohet me vetting. “Të mos mbledhësh asamblenë do të thotë që ke frikë nga debate publik brenda punonjësve të tu”, tha ai.

“Nuk do lejojmë që universitetet të nëpërkëmben. Do vazhdojmë qëndresën tonë për të sqaruar publikun. Përgjegjësia të jetë e qeverisë. Si e tillë mënyra më e drejtë e përdorimit të buxhetit është zhvillimi i arsimit. Atëherë kur ata që do vijnë do e çojnë aty ku duhet përqindjen e GDP-së për arsimin atëherë mund të themi se arsimi do marrë një zhvillim të caktuar mund të bëjmë një kthesë për të ardhmen e këtij vendi.

Ju garantoj se asnjë pedagog nuk mund të shantazhohet me vetting se të gjithë jemi të pastër. Ka persona që mund të abuzojnë me detyrë që janë në minorancë. Kërkojmë vlerësim të profesoriatit që pedagogët të mos lëvizin për të punuar ekstra si lypës. Ne e sugjerojmë këtu para jush cila do ishte mënyra më e duhur. Ka pasur propozime nga më të ndryshmet.

Këto çështje ekzistojnë nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojmë. Përgjegjësia e para do të jetë votimi i drejtuesve dhe turpi për rënie të lirë të universiteteve publike. U bëj thirrje të bashkohen me ne. Të mos mbledhësh asamblenë do të thotë që ke frikë nga debate public brenda punonjësve të tu. U kërkoj dekanëve të mbledhin asambletë. Duam një përkrahje të veçantë dhe është një moment final vazhdimi i kësaj proteste për plotësimin e kërkesave. Nëse dekanët nuk do e ndërmarrin.

Nuk duam mbledhje si ai te Pyjet që mbledh asamblenë në kohën e protestës. Më mirë të vijnë në protestë se të bëjnë mbledhje asambleje ditën e protestës. Ju faleminderit dhe vërtetë të jemi të gjithë solidarë pë rata që kanë mbështetur këtë protestë dhe për mediat që ka qenë me ne që ka kuptuar si është gjendja e universiteteve. Retorikat politike t’i mbajnë për vete si opozita ashtu edhe qeveria. Ne kemi të vetmen kërkesë të zhvillojmë arsimin e lartë publik”, deklaroi Kovaçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Me 85 vota pro, dhe tre kundër” – Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

0
Me mbështetjen e shumicës socialiste, Endri Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit, duke siguruar 85 vota pro dhe vetëm 3 kundër....

“Dua të përgëzoj zotin Braho” – Ambasadori i BE-së përgëzon kreun e ri të...

0
Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Prokurorisë së Posaçme...

“Ku është ky Pirro Vengu? Që nuk shkel në dy shtete të NATO-s” –...

0
Në një fjalim në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke pohuar se kjo ka shkaktuar...

“Your Algorithm” – Instagram po teston mënyrën që përdoruesit të kontrollojnë përmbajtjen që shohin

0
Instagram po eksperimenton me një funksion të ri, të quajtur “Your Algorithm” (Algoritmi juaj), i cili u jep përdoruesve mundësinë të rregullojnë manualisht temat...

Shqiptaria u zgjodh Miss Finlanda, humb kurorën për një foto të publikuar në snapchat

0
Një vendim i paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila hoqi menjëherë titullin fitueses së vitit 2025, Sarah Dzafce, 22-vjeçare me...