23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Kemi 18 vjet pa rritje page e gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më”/ Pedagogu i drejtohet Ramës: “Stop shantazhit, zoti kryeminsitër”

Profesori Lul Susaj nga universiteti Bujqësor i Tiranës është deklaruar i vendosur se pedagogët do të rezistojnë deri në fund për kërkesat e tyre dhe i ka bërë thirrje kryeministrit të mos vijojë me shantazhet e presionet.

Pedagogu tha se kërkesa për rritjen e pagave bëhet “për ta kthyer në më shumë kohë e punë për studentët e Shqipërisë që të marrin profesione në unviersitetet e tyre e mos kenë nevojë të ikin nga vendi sikur vendi me qenë në një luftë civile apo në një luftë më të keqe”.

“Kemi 18 vjet pa rritje page e gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më”- theksoi ai.

“Ne duam të vendosim Shqipërinë mbi partitë. Rilindasit e parë patën famë e lanë të shkruar ti mësojmë shqiptarët me dash Shqipërinë më shumë partinë e ne jemi ata që duam Shqipërinë me shumë se partinë e ti lëmë biografitë se ia kemi lënë të shkuarës dhe nëse do me u marr me biografi të gërrmojë për ne jo për jetët tona por i sugjerojmë dhe për baballarët dhe gjyshërit tonë.

Kësilloj e apeloj qeverinë për me i thonë stop shantazhit, zoti kryeminsitër të gjitha agjencive ligjzbatuese jeni të lutur beni veting e nëse gjeni për këdo tjetër për cdo profesor botojeni, publikojeni ne jemi njerëz me faqe të bardhe e duar të pastra e kështu do qëndrojmë deri në fund. As 100 lekë të vjetra nuk i kemi marrë askujt, deri ditën e fundit nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...