14.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Çuçi konfirmon rritjen e buxhetit për Ministrinë e Brendshme : “7,6 herë më shumë investime për teknologjinë dhe mbrojten nga sulmet kibernetike”

Bledi Çuçi gjatë një prezantimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend. Çuçi tha se me fonde të vetë ministrisë janë 547 milionë lekë ndërsa me fonde të AKSHIT janë 278 milionë lekë. Sipas tij rritja e fondeve për teknologjinë dhe sistemet dixhitale ka ardhur pas sulmeve kibernetike nga Irani.

“Pavarësisht se jemi në një situatë të vështirë të diktuar nga efektet e krizës që ka prodhuar lufta në Ukrainë, me kryefjalë energjinë, e ku inflacioni i rritur kërcënon ekonomitë e shumë vendeve, përfshi edhe ekonominë tonë, ia kemi dalë mbanë që Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme të jetë më i lartë se i vitit që po mbyllet. Ne kemi alokuar pjesën më të madhe të buxhetit për Policinë e Shtetit, plot 19.5 miliardë lekë ose një rritje 16% krahasuar me buxhetin e vitit 2022. Si asnjëherë më parë investimet në Policinë e Shtetit, të cilat zënë pjesën më të madhe në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, do të jenë në masën 56% më shumë se viti aktual. Fokusi me këtë buxhet të ri është edhe më i përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës teknologjike dhe sistemeve dixhitale me standardet me të mira dhe rritjen e parametrave të sigurisë kibernetike për të parandaluar dhe përballuar sulmet apo incidentet kibernetike”, tha ministri Çuçi.

Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu edhe tek rritja e pagave për rreth 75% të trupës policore.

“Kemi bërë një rritje prej 15% nga e cila përfitojnë jo pak por rreth 75% e trupës policore. Kjo është një rritje dyfish më shumë krahasuar me pjesën tjetër të administratës që përfitoi vetëm 7%, por plotësisht e justifikuar sepse punonjësit e Policisë së Shtetit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha ministri Çuçi.

Po kështu gjatë vitit 2023 janë parashikuar edhe rreth 110 milionë lekë për ngritjen e një strukture të re për të rritur sigurinë dhe kontrollin në zonat bregdetare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

1 në 4 të rinj shqiptarë nuk punojnë dhe nuk arsimohen, emigrimi zgjedhja e...

0
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë në të 30-tat e tyre nuk kanë asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë...

Kremlini përshëndet ndryshimin e strategjisë amerikane ndaj Rusisë

0
Kremlini ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të administratës së Presidentit Donald Trump për të rishikuar strategjinë e sigurisë kombëtare dhe për të hequr përshkrimin...

Çaji Apo kafeja mund të zgjatin jetën dhe të mbrojnë zemrën

0
Studimet e fundit tregojnë se konsumi i moderuar i çajit, rreth 1.5-2 gota në ditë, lidhet me ulje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe...

Tensione të reja në kufirin Tailand-Kamboxhia, një ushtar i vrarë

0
Ushtria e Thailandës ka nisur një sulm ajror në kufirin me Kambojën të hënën (8/12), duke rritur tensionet mes dy vendeve. Si pasojë e...

Partizani mposht Tiranën 2-0 në derbin e Kryeqytetit

0
Tiranë – Java e 15-të e Kategorisë Superiore solli një përballje vendimtare për ekipet kryeqytetase, ku Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me shifrat 2-0...