34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lufta në Ukrainë, BE-ja forcon ligjet për tregtinë e armatimeve/ “Rreth 35 milionë armë të paligjshme janë në duart e civilëve”

Bashkimi Evropian ka vendosur që të forcojë ligjet që rregullojnë tregtinë dhe transportin e armëve si një përpjekje për të parandaluar rënien e armëve në duart e bandave kriminale mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të rrisë përhapjen e armëve të paligjshme.

Komisioni Evropian vlerëson se rreth 35 milionë armë të paligjshme janë në duart e civilëve në të gjithë bllokun. Rreth 630.000 armë zjarri janë të listuara si të vjedhura në bazën e të dhënave të sigurisë dhe kufirit të BE-së.

Ky vendim i Komisionit Evropian përfshinë procedura më të qarta dhe të përbashkëta për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve. Një sistem elektronik licencimi do të vihet në funksion për aplikimet e importit dhe eksportit për të zëvendësuar sistemet më të ngadalta të bazuara në letër që kanë shumica e vendeve.

Standarde më të rrepta do të vendosen për prodhimin e armëve alarmuese dhe sinjalizuese. Armët e tilla u konvertuan nga ekstremistët dhe u përdorën në sulmet e përgjakshme të Parisit në vitin 2015 dhe në vrasjen e stafit të revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

Certifikatat e përdoruesit përfundimtarë do të kërkohen për lloje të caktuara të armëve të zjarrit për të siguruar që marrësi nuk planifikon t’i transferojë ato te dikush tjetër, duke ndihmuar në uljen e rrezikut që armët mund të shfaqen në tregun e zi.

Komisioni këmbëngul se masat nuk do të kufizojnë zotërimin e armëve dhe në fakt do të thjeshtojnë procedurat për gjuetarët dhe garuesit.

Komisionerja e Punëve të Brendshme, Ylva Johansson, u kërkoi vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që t’i miratojnë ato me shpejtësi.

Johansson tha se një raport i agjencisë policore evropiane tregon se “grupet e organizuara kriminale po bëhen gjithnjë e më të dhunshme dhe se dhuna po bëhet gjithnjë e më vdekjeprurëse. Ky është një kërcënim për sigurinë tonë, për sigurinë tonë”,deklaroi ajo.

Propozimet e komisionit u hartuan shumë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në muajin shkurt të këtij viti, por Johansson tha se konflikti ka ngritur shqetësime pasi armët që u përdorën në luftërat që copëtuan ish-Jugosllavinë në vitet 1990 janë duke hyrë ende në Evropë.

“Sigurisht që unë i besoj ushtrisë ukrainase – ata me të vërtetë po i përdorin armët në mënyrën e duhur – por ne gjithashtu e dimë se lufta është një fatkeqësi për njerëzit, por është një mundësi për kriminelët, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, u tha Johansson gazetarëve në Bruksel.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...