32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“2500 policë dhanë dorëheqjen”/ Rama i përgjigjet Berishës: “Një rrenë e ligë, ne këtu jemi do vijojmë punën e taksirati jonë t’i mundim dhe një herë”

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka reaguar pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha, se 2500 policë kanë dhënë dorëheqjen.

Kreu i qeverisë e  ka quajtur një deklaratë të tillë jo të vërtetë, madje një gënjeshtër të ligë.

“Le të dalin të thonë jo 22 milionë euro por 220 milionë euro i kushtoi kryeministri këtij populli me avionin ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë.

Po e ndaloj këtu se do më sulmojnë sa të ikin kamerat këto të dyja që kam në krah se thonë flasim për pozitivitetin, punën, se pastaj këta të marrin fjalët ti cojnë. Këta të bëjnë ca të duan, do vijojmë të bëjmë atë që mundemi.

 

 

Tjetër gjë është të thuash do e hapim rrugën e Arbrit në verë e nuk është hapur se ka dalë problem gjeologjik i paparashikuar. Këto ndodhin rrugës, por ti nuk the një rrenë. Kurse ti thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrenë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf, dola për gjueti e vrava 7 derra sepse vlen nga konsiderimi i popullit një turmë që nuk meriton respekt e të dijë të vërtetën përvec se të kapet për hunde e të përodret për interesa personale.

Normal që vijon e sot se është një pjesë e njerëzve që janë gati ta hanë rrenën e të përdoren me qejfin më të madh. Kur dhe bota e aleatët thonë boll, boll. Okej, ne këtu jemi do vijojmë punën e taksirati jonë t’i mundim dhe një herë mirë”, ka deklaruar ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...