Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, parakalim i gabuar ose shpejtësia përtej normave të lejuara.