28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Infermieria e azilit publikon video me nënën Minire: Betohem në familje, i kemi dasht shumë këta pleq

Dhunimi i së moshuarës Minire Nura nga infermerja Aurona Pulaj në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka sjellë reagime të shumta.

Por ndërkohë një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci ka folur pas publikimit të pamjeve dhe është shprehur se të moshuarit e asaj qendre i kanë ndryshuar jetën për mirë.

Ajo shpreh keqardhjen e saj për dhunën e ushtruar ndaj së moshuarës dhe kërkoi që infermierja që e dhunoi të dënohet, ndërkohë që theksoi se kur ajo punonte në qendër i shihte të moshuarit si të barabartë me veten.

Shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta. Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam. Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, thotë ajo për Indeksonline.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Miniere Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt.

 

https://www.instagram.com/reel/CkfeIU9I6XI/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...