11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Rama: Buxheti i vitit 2023 është dyfish më i madh se ai i 10 viteve më para

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur mbi buxhetin 2023. Ai tha se është dyfish më i madh se ai i 10 viteve më para teksa tha se paga minimale brenda vitit do të shkojë në 36 mijë lekë dhe në 38 mijë lekë vitin e ardhshëm.

Rama: Sot mund tju them disa gjëra domenthënëse për buxhetin që lidhen me borxhin, pavarësisht situatës. Buxheti e ul borxhin që nuk është në ato shifra që e përrallisni ju. Është 68.8, dhe parashikohet të shkojë në 67.5

Nga 2015 deri në 2021 rritja ekonomike ka qenë 32 herë me e lartë të se haumarrja.

Ky buxhet është dyfishi i atij të 2013-ës. Në këtë buxhet unë do të fokusohem të mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël.

Do të rrisim nivelin e pagës minimale, e kemi rritur 2 herë këtë vit, do ta cojmë në 36 mijë lekë të reja, dhe në 38 mijë lekë të reja vitin e ardhshëm. Për 100 mijë familje janë 35 mijë lekë që shtohen cdo muaj, falë rritjes dy herë të këtij viti. Do të vazhdojë edhe rritja e pagave 6% për punonëjsit e arsimit, zjarrfikësit dhe do të kemi një rritje tjetër për ushtrarakët. Do mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagave që nuk taksohen.

Po ashtu do të mbështesim familjet dhe individët që janë në skenën e ndihmë ekonomike. Kjo ka një kosto reth 25.5 mld lekë. Po ashtu kemi një risi në këtë vit që vjen. Përvecse do të kosolidojmë dyfishimin, për nënat e papuna, me 3 e më shumë fëmijë, do të paguajmë sigurimet shoqërore.

Kemi një tjetër risi me 1000 familejt e para që do i mbështesim me garanci sovrane për shtëpi. Sa i takon shëndetësisië kam marr njoftimin që kam fituar në gjyq me shpifjet dhe shpifëset tuaja. Me një shpifëse foltore.Nuk po ia përmend emrin. Ju jeni bedela, bishti i nongratës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT