23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Meta: “Buxheti i qeverisë për 2023 nuk sjell asnjë mbështetje për shtresat e dobëta ekonomikisht”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se buxheti i qeverisë për 2023 nuk sjell asnjë mbështetje për shtresat e dobëta ekonomikisht. Sipas tij, bie buxheti për arsimin dhe shëndetësinë.

Meta theksoi se rritja e gjobave për biznesin dhe akcizës për prodhuesit tregon se kjo qeveri njeh vetëm gjuhën e urrejtjes ndaj biznesit të ndershë.

“Goditet qartë biznesi vendas dhe vendime të tilla si 10-fishimi i gjobave apo rritja e akcizës së birrës tregon se kjo qeveri njeh vetëm gjuhën e urrejtjes nga biznesit të ndershëm, duke mbajtur gjithmonë krahun e importuesit”, tha Meta.

“Ky buxhet që po diskutohet parashikon 1.9 miliard euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.
Ky buxhet nuk i jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:

Jepen vetëm 1.2 miliardë lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.
Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë në terma realë vetëm disa qindarka në ditë.
Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfra lidhur me rritjen e çmimeve”, tha Meta.

Ai theksoi se është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin e ardhshëm.

“Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së për vitin e ardhshëm, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta dhe për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë.
Goditet qartë biznesi vendas dhe vendime të tilla si 10-fishimi i gjobave apo rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas, si dhe taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike, tregon dhe njëherë tjetër se kjo qeveri njeh vetëm gjuhën e urrejtjes ndaj biznesit të ndershëm e sidomos ndaj biznesit që prodhon në vend duke mbajtur gjithmonë krahun e importuesve të lidhur me qeverinë”, theksoi kreu i PL.

Ai deklaroi më tej se performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfirmohet sërish edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% të PBB-së duke qenë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.

“Kjo diferencë është 15-18 %, në rastin e Shqipërisë do të thotë se për shkak të angazhimit të drejtpërdrejt në korrupsion, në mungesë transparence, në PPP-të e fryra dhe gjithë evazionin ku është përfshirë Shqipëria, vendi humb çdo vit 2 mld e 200 mln euro. Ky krahasim është me vendet e rajonit”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...