13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Çfarë ndodhi në protestën e 12 nëntorit? Meta e Berisha “mesazhe të forta” Ramës

Ka zgjatur 3 orë protesta e sotme para godinës së kryeministrisë.

Tubimi i thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u mbështet nga një numër i madh qytetarësh të cilët mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të pranishëm në këtë protestë kombëtare, ishin deputetë të PD-së, ish-deputetë, simpatizantë, “kritikë” të Berishës dhe aleatë të opozitës.

Përveç kryetarit të PL-së Ilir Meta, në protestë morën pjesë: Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Salianji, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi si dhe ‘kritikët’ Marash Logu e Dhurata Çupi.

Në tubimin e sotëm munguan deputeti Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi. Vlen të theksohet dhe fakti që ndryshe nga protesta e 7 korrikut, Monika Kryemadhi nuk ishte e pranishme. Pjesë e protestës ishin dhe aleatët opozitarë Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. Meta dhe Berisha marshuan njëkohësisht drejt kryeministrisë për t’ju bashkuar protestuesve, si udhëheqës të kësaj revolte ndërsa herë pas here komunikuan me njëri tjetrin.

Fjalimi i parë në podiumin e protestës u mbajt nga regjizori i njohur Edmond Budina, duke u pasuar nga studentë, pedagogë, figura politike e mediatike.

“Rama ik! Edi Rama o Hajdut, boll vodhe shko në burg”-ishin brohoritjet në kor të protestuesve në shesh, ndërsa ndezën dhe dritën e celularëve të tyre si mesazh ndaj qeverisë për fikjen e dritave gjatë këtyre orëve nga Ura e Lanës e deri te sheshi “Skënderbej”. “Jemi këtu, na shikoni”-ishin thirrjet e përsëritura të demokratëve.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e nisi fjalën e tij duke falenderuar “shqiponjat” e pranishme dhe padyshim udhëheqësin historik të demokratëve Sali Berisha. Ai theksoi se agjenda e Rilindjes përmban 3 gjëra kryesore: Vidh, shpopullo, çkombëtarizo! Meta listoi një sërë ‘zhgënjimesh’ ndaj kësaj qeverie duke thënë se ky kryeministër premtoi vende pune por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë e sot po u faturon qytetarëve të tij miliona euro borxhe të shtetit.

Kreu i PD-së Sali Berisha ‘elektrizoi’ protestuesit me fjalimin e tij në mbyllje të kësaj proteste. Ai u zotua se Rama do të shkojë aty ku e meriton, duke përmendur burgun dhe regjimin special. Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos i japin fonde kësaj qeverie, duke shtuar se Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke valëvitur flamurin kuq e zi, ndërsa protestuesit ndezën qirinj në shkallët e kryeministrisë në nderim të Klodian Rashës dhe Lear Kurtit. Pikërisht ky moment shënoi dhe incidentet e vetme të kësaj proteste. Disa nga protestuesit çanë kordonin e policisë dhe lyen me bojë të kuqe muret e godinës. Forcat policore formuan “gardh” për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen godinës institucionale, ndërsa një i ri u shoqërua me dhunë pasi shkelmoi derën e kryeministrisë.

Nuk vonoi shumë dhe protestuesit nisën të shpërndahen. Pankarta ironizuese, sheshi plot, flamuj, gomonia, thirrje në kor, bojë e kuqe e qirinj ishin ato që pamë në protestën e sotme. Ashtu siç deklaruan më parë dhe eksponentë të opozitës, nuk pati skena dhune.

A është kjo protestë nisja e një “lufte” ndaj qeverisë, ndërsa “largimi masiv” i popullatës dhe “rrënimi ekonomik” janë kthyer në terma kyç sa herë flitet për situatën aktuale në vend? Sheshi plot me njerëz nuk u komentua aspak nga kryeministri i vendit Edi Rama, i cili pas 3 orëve tubim postoi një tjetër “arritje” të qeverisë së tij, duke kaluar me heshtje revoltën e shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...