13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Vodhën nën kërcënimin e një thike, një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshua

Dy persona në Lezhë ka rënë në pranga pasi kanë grabitur një shumë parash në një banesë në këtë qytet.

Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit Altin Margjokaj 21 vjeç dhe Elvis Kola 17 vjeç banues në Zejmen.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata hynë në banesën e shtetasit M.Ll. dhe nën kërcënimin e thikës, i vodhën një shumë prej 2.8 milionë lekësh të vjetra.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Markgjokaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Vodhën nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. 

Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave që dyshohet se është vjedhur nga këta 2 shtetas. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.  

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:

A.M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.

Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.    

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...