6.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Largimi i zyrtarëve nga institucionet/ Presidentja Osmani: “Zgjedhjet duhet të mbahen, ja data kur mund të zhvillohen”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve në veri do të jetë 18 dhjetori.

Sipas saj, vendimin për datën e zgjedhjeve do ta bëjë publik “sonte apo nesër në mëngjes”.

Kështu deklaroi ajo pas takimit me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Ajo tha që do t’u drejtohet me kërkesë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë “për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor”.

Osmani tha gjithashtu se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme edhe me institucionet e sigurisë “që procesi i fushatës zgjedhore, e më pas dita e zgjedhjeve të shkojnë qetë dhe pa tensione”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe partive tjera minoritare në Kosovë.

Ndërsa prezent nuk kanë qenë përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh më 5 nëntor.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri – nisur nga policia deri te gjykatat. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, të cilët vinin nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...