13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Nënshkruhet marrëveshja me francezët për financimin e rrjetit të Ujësjellësit në Durrës/ Rama: “Kurorëzojmë një proces të gjatë të fondeve pas tërmetit”

Kryeministri Edi Rama, priti këtë të martë në kryeministri sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne.

Gjatë takimit u bë firmosja e marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit për financimin e rrjetit të Ujësjellësit në Durrës.

Në fjalën e tij kryeministri shprehu falënderimet për mbështetjen e qeverisë franceze si në ndihmën e dhënë me ekipet e kërkim shpëtimit gjatë tërmetit, ashtu edhe me fondet e dhëna në konferencën e donatorëve, frut i të cilës është dhe marrëveshja e sotme.

“Gjatë tërmetit u angazhua një forcë franceze kërkim shpëtimi, duke shpëtuar jetë njerëzish në kushte jashtëzakonisht të vështira për ata vetë. Më pas presidenti u angazhua vetë duke e përfshirë Francën në grupin e vendeve që ofruan mbështetje duke dërguar në konferencën e donatorëve të BE-së, Ministrin e Jashtëm.

Ja ku jemi sot që kurorëzojmë një proces të gjatë për ata që kanë pasur pikëpyetje për angazhimin e atyre fondeve, pasi një pjesë e tyre janë future në procesin e zbatimit me procesin e BE për shkollat, kopshtet dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe një pjesë tjetër janë në proces për gjërat e tijera, si peshkimi dhe infrastrukturën e emergjencave civile. Nuk më ngelet gjë vetëm ta falenderoj ministren për Evropën të Francës, e cila ka ardhur jo vetëm këtë por dhe për të shprehur mbështetjen e Francës për transformimet në rajon”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...