22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Kërkesa për rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë/ Shehu: “Presioni i Vuçiçit, ‘tabu’ e pa kalueshme për këtë maxhorancë”

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se kryesia e Kuvendit se maxhoranca po përpiqet të shkelë parimet e parlamentarizmit me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ai thekson se prej disa javësh vazhdon të mos futet në rendin e ditës kërkesa e një grupi deputetësh të PD për mocion me debat për genocidin serb në Kosovë.

Shehu thekson s enë bazë të rregullores kjo kërkesë duhet të diskutohej në konferencën e kryetarëve por pavarësisht insistimit të tyre asgjë nuk ka ndodhur.

Deklarata e Tritan Shehut

Ne kundershtim te plote me rregulloren vazhdon te mos futet ne rend te dites kerkesa e nje grupi deputetesh te PD per Mocion me debat te finalizuar me Rezolute per Genocidin serb ne Kosove.

Kjo kerkese ne baze regullores duhet te diskutohej ne konferencen e kryetareve jo me larg se tre dite nga dorezimi.

Eshte dorezuar perseri me 1shtator, mbasi u bllokua sesionin e meparshem.

Me gjithe insistimin tone, premtimet e Kryetares se Kuvendit per korregjimin e kesaj shkelje te rende, asgje nuk ka ndodhur.

Vazhdon arbitrariteti, duke krijuar ne Kuvendin tone nje situate te pa precedente ne 30 vitet e demokracise.

Pa asnje dyshim ne themel te kesaj shkelje te rende qendrojne lidhjet Rama-Vuicic, frika per te vene gishtin mbi te vertetat e asaj periudhe tragjike, krimesh millosheviciane.

Qendron mungesa e vullnetit te kesaj maxhorance per te kerkuar se paku ate, qe eshte ne themel te stabilitetit e garancise se mos perseritjes te atyre aventurave, pranimin e pergjegjesive nga Serbia e kerkimin falje prej saj.

Fatkeqesisht kjo maxjorance edhe kete veprim demokratik perpiqet ta pengoje, duke shkelur te gjitha rregullat e parimet e parlamentarizmit.

Presioni i Vucicit, qe te tilla debate mos te ndodhin ne parlamentet e vendeve “mike”, sic duket eshte nje “tabu” e pa kalueshme per kete maxhorance, edhe me cmim neperkembjen e te drejtes universale e interesave kombetare e Rajonit per paqe e stabilitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...