13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Presidentin Erdogan takim me Presidentin Joe Biden: “Falenderon SHBA-në për mbështetjen pas sulmit terrorist”

Në një linjë të ndryshme nga ministri i Brendshëm i vendit të tij, Suleyman Soylu, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falenderuar një numër vendesh, përfshirë Greqinë dhe SHBA-në, për mbështetjen e tyre pas sulmit në Stamboll.

Në një postim në Twitter pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden, Erdogan shprehu falënderimet e tij për të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që i shprehën mbështetjen e tyre Turqisë për sulmin terrorist, mesditën e së dielës.

Presidenti amerikan Joe Biden  dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë dhe sigurinë, në samitin e G20 , njoftoi presidenca turke.

Presidenti amerikan shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe i tha Erdoganit se administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në kërkesën e saj për avionë luftarakë F-16 , njoftoi Reuters, duke cituar deklaratën.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se Turqia ishte një faktor i rëndësishëm në përpjekjen e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe falënderoi Erdoganin për rolin e tij në rifillimin e eksporteve të grurit sipas marrëveshjes ndërkombëtare midis Ukrainës dhe Rusisë, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

Takimi mes Erdoganit dhe Bidenit është mbajtur me dyer të mbyllura për shtypin.

Ndërkohë pas sulmit terrorist ministri i Brendshëm turk Soylu ka implikuar edhe SHBA-në në deklaratën e tij, duke thënë se “nuk i pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane”

Departamenti amerikan i shtetit i quajti “të papërgjegjshme” ideklaratat e ministrit turk kundër SHBA.

Turqia pretendon se Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), e cila vepron në veri të Sirisë, qëndron pas sulmit.

Gjithashtu u shprehën se terroristja e dyshuar  do të kalohej ilegalisht në Greqi, ku sipas autoriteteve turke, do të vritej nga porositësit e sulmit me bombë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...